Policia federale e Brazilit e ka akuzuar ish-presidentin, Jair Bolsonaro, dhe 36 persona të tij, për tentim të një grusht shteti me qëllim që ai të qëndronte në detyrën e presidentit, pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022.
Gjetjet e Policisë braziliane do t’i dërgohen Gjykatës Supreme të Brazilit, që ajo t’ia dërgojë më pas prokurorit të Përgjithshëm, Paulo Gonet, i cili ose do të pajtohet me akuzën dhe të nisë gjykimin ndaj ish-presidentit, ose do të hedhë poshtë gjetjet e hetimit.
Ish-udhëheqësi i krahut të djathtë ka mohuar pretendimet se ai ka tentuar që të qëndrojë në pushtet pas disfatës në zgjedhjet e vitit 2022, zgjedhje të cilat i fitoi rivali i tij majtist, Luiz Inacio Lula da Silva.
Që atëherë, Bolsonaro është përballur me një sërë kërcënimesh se do të përballet me ligjin.
Hetimet e tjera që janë përqendruar në rolet e tij të mundshme në kontrabandimin e stolive të diamantit në Brazil, pa i deklaruar, dhe në udhëzimin e një vartësi për të falsifikuar statusin e tij dhe të tjerëve për vaksinimin kundër COVID-19. Bolsonaro ka mohuar përfshirjen në këto raste.
Të martën, Policia federale arrestoi katër zyrtarë ushtarakë dhe një polic federal për planifikim të një grushti të shtetit që përfshinte planin për të rrëzuar Qeverinë pas zgjedhjeve të vitit 2022 dhe planin e supozuar për të vrarë presidentin e ri, Lula, dhe zyrtarë të tjerë të lartë./rel
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...