Në fillim të javës policia në Kubë goditi organizatorët e një proteste në Havanë dhe shtoi praninë në rrugët e kryeqytetit duke parandaluar protesta të mëtejshme. Diaspora kubane nga ana e saj po organizon protesta kundër regjimit autokratik të ishullit në pjesë të tjera të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Rrugët e Havanës ishin të qeta të hënën ndërsa grupe banorësh u mblodhën në lagjet e tyre, parqe dhe sheshe pas dështimit të një proteste të planifikuar kundër qeverisë, shkruan cnn transmeton arbresh.info
Një numër i madh policësh me uniformë dhe rroba civile u vendosën në të gjithë kryeqytetin e Kubës, në cepat e rrugëve dhe patrullonin parqet dhe sheshet e qytetit.
Udhëheqësit e grupit opozitar “Archipielago” kishin njoftuar se do të organizonin një protestë masive të quajtur “Marshi Qytetar për Ndryshim”, të cilin qeveria kubane e kishte përshkruar si “kundërrevolucionare” dhe tha se ishte pjesë e një plani të ndërhyrjes nga Shtetet e Bashkuara.
Por policia rrethoi shtëpinë e udhëheqësit të grupit “Archipielago”, Yunior Garcia Aguilera, dhe ato të aktivistëve të tjerë dhe gazetarëve të pavarur një ditë më parë për të penguar pjesëmarrjen e tyre në protestën anti-qeveritare.
Ndërsa protestat u shtypën në Havana, emigrantët kubanë protestuan në rrugët e Meksiko Sitit dhe qyteteve të tjera në të gjithë Amerikën Latine për të shprehur solidaritetin me bashkatdhetarët e tyre. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...