Policia në Belgjikë ka ndaluar të enjten shtatë persona të dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist, ka thënë Zyra e Prokurorit federal. Policia ka kryer hetime në 14 zona të ndryshme të shtetit, përfshirë qytetet si Brukseli, Antverpi, Genti dhe Liezhi, pas kërkesës së një gjykatësi në Antverp.
“Shtatë persona janë marrë në pyetje”, është thënë në deklaratë, duke shtuar se gjykatësi duhet të marrë vendim për arrestimin ose jo të tyre.
Të gjithë të ndaluarit “janë të dyshuar për pjesëmarrje në aktivitete të grupit terrorist, të financimit të terrorizmit dhe përgatitjes së sulmit terrorist”.
Në deklaratë nuk janë dhënë hollësi se në cilat grupe terroriste kanë qenë të përfshirë të ndaluarit.
Belgjika është përballur në vjetët e fundit me terrorizëm islamik.
Një qelizë e grupit ekstremist, Shteti Islamik në Bruksel, pati vrarë 131 njerëz në Paris, në nëntor të vitit 2015, derisa 32 të tjerë janë vrarë në Bruksel, në mars të vitit 2016./Rel
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...