Qindra oficerë të policisë së Hong Kongut bastisën, sot, gazetën tabloide Apple Daily , e cila mbështet mbrojtjen e lëvizjes së demokracisë në qytet.
Sipas medieve të huaja policia ka arrestuar pesë drejtues, përfshirë drejtorin Ryan Lo .
Pesë anëtarët e ekipit editorial u arrestuan për “bashkëpunim të paligjshëm me një vend të huaj ose elementë ekstremistë që synojnë të rrezikojnë sigurinë kombëtare”, tha policia e Hong Kongut në një njoftim për shtyp.
Një burim pranë policisë konfirmoi se pesë personat që u arrestuan ishin kishin pozicione menaxheriale në Next Digital, kompania mëmë e Apple Daily e biznesmenit Jimmy Lai.
Në mes të trazirave, Bursa e Hong Kongut njoftoi se tregtia e aksionit të Next Digital është pezulluar .
Gazeta, e cila transmetoi pamje të drejtpërdrejta në Facebook gjatë sulmit të policisë, sqaroi se z. Lo ishte midis të arrestuarve. Pamjet tregojnë se oficerët e policisë vendosën një perimetër sigurie dhe hynë në ndërtesën e gazetës.
“Qindra oficerë policie arritën rreth orës 07:00 (në 01:00 me orën tonë), ndërtesa jonë është nën rrethim”, dëgjohet të thotë një nga gazetarët e gazetës, në një nga videot e publikuara nga Apple Daily në faqen e rrjeteve sociale.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë