Policia arreston 5 persona për organizim të sulmit terrorist

08:22 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Policia e Londrës arrestoi pesë adoleshentë nën dyshimin e bashkimit me një grup terrorist dhe planifikim të sulmit terrorist, bën të ditur Policia Metropolitane.

“Oficerët nga MPS, Komandoja Kundër Terrorizmit ka arrestuar pesë meshkuj nën moshën 20-vjeçare nën dyshimin e përgatitjes së akteve terroriste, Në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit të Terrorizmit 2006″, thuhet në deklaratë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas policisë, dy të rinj të 17 dhe 16 vjeç u arrestuan të hënën në jug të Londrës, ndërsa dy të tjerë u arrestuan në një adresë banimi në perëndim të Londrës. Një djalë 15-vjeçar u arrestua më vonë gjatë ditës, në lindje të Londrës.

Hetimi është duke u zhvilluar.

Evropa ka parë një situatë të tensionuar të sigurisë gjatë dy viteve të fundit, pasi u godit nga një varg i sulmeve terroriste./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme