Dita ditës dhunat janë një dukuri që nuk po mund të ndalen sot e tutje nga asnjë instutcion si në vend ashtu edhe në botë.
Autoritetet në Indi po hetojnë një rast kur një vajzë 15-vjeçare u përdhunua vazhdimisht në grup për rreth nëntë muaj, thanë mediat lokale, shkruan BBC.
Policia në qytetin e Mumbait arrestoi 28 persona në lidhje me përdhunimet e dyshuara, të cilat filluan në janar.
Sipas mediave lokale, gjithçka nisi kur i dashuri i vajzës e përdhunoi dhe e filmoi incidentin. Ai dhe miqtë e tij më pas thuhet se e përdorën regjistrimin për ta shantazhuar që të bënte seks me ta.
Autoritetet thanë se përdhunimet në grup ndodhën në periferi të ndryshme të Mumbait, përfshirë Dombivili, Badlapur, Murbad dhe Rabale.
Vajza më në fund e raportoi rastin në polici të mërkurën mbrëma. Njësia e lajmeve NDTV tha se vajza kishte emëruar gjithsej 33 përdhunues dhe se i njihte pothuajse të gjithë./arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...