Polici tërheq zvarrë të renë, vendosi këmbët në ulësen e metrosë

09:54 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit ka nisur hetimet për përdorim të tepruar të forcës.

Kjo pasi që një oficer ka arrestuar një 18 vjeçare nga një metro, pasi që ajo kishte vendosur këmbët në ulëse, transmeton portali arbresh.info

Videoja e incidentit tregon Bethany Renee Nava nga veriu i Hollivudit që u arrestua të hënën në stacionin Westlake / MacArthur Park në Metro Red Line në qendër të Los Anxhelosit në orën 15:00 të kohës lokale.

Zyrtari dyshohet se iu përgjigj raporteve të një pasagjeri që ishte i egërsuar dhe zhurmshëm, sipas Mike Lopez të LAPD, raporton KTLA.

“Unë tashmë jua kam thënë se çfarë duhet të bëni dhe nuk e keni bërë, ju nuk më jeni bindur mua, do të largoheni nga treni”, tha oficeri arrestues në videon, e cila tani është parë pothuajse 5 milionë herë.

Rasti është duke u hetuar nga organet gjegjëse./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme