Google ADS

Polici hero që i vrau 4 terroristë po punonte jashtë orarit për ta mbajtur familjen (FOTO)

17:40 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Polici hero, i cili vrau katër terroristë pasi ata po i sulmonin këmbësorët me sëpatë dhe thika, është ish-ushtar që po punonte në orar shtesë për të siguruar para për familjen e vet.

Oficeri i martuar, i cili nuk është identifikuar për shkaqe sigurie, kishte shërbyer për Legionin – njësinë e elitës së këmbësorëve në ushtrinë e Spanjës, transmeton Express.

Gjatë kohës në Legion, ai ishte trajnuar gjerësisht në përdorimin e armëve të zjarrit, përfshirë revoles, pushkës dhe armëve automatike.

Ai është i martuar dhe ka fëmijë dhe ishte në detyrë sepse po punonte me orar të shtuar për të fituar para shtesë për familjen e vet.

Oficeri, tani pjesëtar i forcës policore të Katalanisë, ndodhej në një patrullim në orar shtesë të punës kur pesë terroristë nisen një sulm në qytetin buzë detit, Cambrils.

Xhihadistët i shtypën këmbësorët me një Audi A3 para se të përplaseshin në pikën kontrolluese të policisë – duke e rrotulluar makinën dhe lënduar një oficer, i cili pësoi thyerje të këmbës.

Më pas, terroristët dolën nga makina të armatosur me sëpatë dhe thika.

Duke e përdorur përvojën në ushtri, oficeri nxori armën dhe i qëlloi për vdekje katër terroristë, mbase duke i shpëtuar dhjetëra jetë.

Terroristi i pestë e theri një grua në qafë dhe iku, por më pas u qëllua me armë për vdekje nga një oficer tjetër.

aftermath-of-vehicle-attack-in-cambrils-cambrils-tarragona-spain-18-aug-2017_1503242669-5800675 policemen-check-a-car-involved-in-a-terr_1503242669-8385357 the-car-on-a-tow-truck-is-seen-where-the-police-investigate-the-scene-of-an-attack-in-cambrils-sout_1503242669-4127681 police-shoot-dead-four-terrorism-suspects-after-vehicle-attack-in-cambrils-cambrils-tarragona-sp_1503242669-7458658

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme