Policia anembanë botës po i paralajmëron njerëzit që të mos bëjnë të ashtuquajturën sfidë “Kiki”, pasi shumë veta të cilët po filmohen duke u hedhur nga makinat për të marrë pjesë në manin politike të mediave sociale, po pësojnë dëmtime.
Sfida nisi në internet në fund të qershorit pasi komediani i Youtube-it, Shiggy filmoi veten duke vallëzuar në rrugë me këngën “In my feelings” të Drake.
Që atëherë, shumë, duke përfshirë edhe të famshëm si Will Smith dhe Ciara, kanë marrë pjesë në këtë sfidë duke ngarkuar pastaj videot e tyre në rrjetet sociale.
“Mos u hidhni nga një automjet në lëvizje për të kërcyer në rrugë,” shkroi në një blog Nicholas Worrell nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në SHBA.
Kurse në Mumbai të Indisë, policia iu kërkoi qytetarëve nëpërmjet Twitter-it që të heqin dorë nga kjo sfidë, transmeton Klan Kosova.
Autoritetet në Katalonjë, deklaruan se siguria në rrugë nuk është një lojë, duke paralajmëruar për rreziqet që mund të paraqesë sfida.
Ndërkaq në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, departamenti i drejtësisë njoftoi në Twitter se 3 të përfshirë në këtë sfidë u dënuan nën akuza për rrezikimin e jetës së të tjerëve.
https://youtu.be/U-PWsurG0ek
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...