Në një intervistë për CNN, ambasadori polak në SHBA, Marek Magierowski, theksoi veçantinë e situatës në lidhje me refugjatët ukrainas që mbërrijnë në Poloni.
“Kjo është ndoshta kriza e parë e tillë e migracionit në historinë e Europës, në të cilën vendi pritës nuk ka nevojë të ndërtojë kampe migracioni, sepse të gjithë ata 800 mijë refugjatë kanë gjetur ose do të gjejnë strehim në shtëpitë e polakëve, në konviktet polake”, tha ai, transmeton portal arbresh.info
Magierowski nënvizoi shpërthimin e jashtëzakonshëm të solidaritetit dhe simpatisë për ukrainasit në Poloni dhe vuri në dukje se autoritetet shtetërore, si dhe dhjetëra mijëra vullnetarë dhe qytetarë të thjeshtë, që janë përfshirë në përpjekte humanitare.
“Më duhet të rrëfej, gjithashtu për herë të parë në jetën time jam kaq krenar për dy kombe në të njëjtën kohë: kombin tim dhe Ukrainën”, shtoi ai.
Ambasadori deklaroi gjithashtu se ai nuk beson se konflikti në Ukrainë mund të përhapet në vende të tjera të NATO-s si Polonia.
“Ajo nga e cila ka frikë Putini është një konfrontim ushtrarak me NATO-n”, tha ai.
Ai vuri në dukje se ukrainasit po luftojnë “jo vetëm për lirinë e tyre, pavarësinë e tyre, por edhe për tonën”. Për shkak të kësaj, ambasadori theksoi se Perëndimi duhet të mbështesë Ukrainën me çdo mjet të nevojshëm për të ndaluar agresionin rus, por ta bëjë këtë në një mënyrë që nuk do ta angazhojë NATO-n në një konflikt ushtarak me Rusinë.
Ai ka komentuar edhe vizitëne fundit të kryeministrit izraelit Natfali Benet në Moskë dhe vuri në dukje se në këtë pikë duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë diplomatike për të ndaluar agresionin rus.
Ambasadori vuri në dukje se Izraeli ishte një nga vendet e pakta të mbetura në botë që kishte ende marrëdhënie të mira me Rusinë dhe vendet që mbështesin Ukrainën./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...