Po zvogëlohet aprovimi për presidentin Trump

23:37 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

 

Që nga zgjedhjet presidenciale ku Trump fitoi simpatinë e 51% të popullatës, ky numër ka filluar të ulet, shkruan arbresh.info.

Nga një postim i presidentit Trump në rrjetin social Twitter, të bërë më 27 të këtij muaji, shohim se 48% e përkrahin Trump-in, gjithsesi një sondazh i ditës së sodit tregon ulje të tjera.

Nga ky sondazh shihet se tash Trump përkrahet nga 39.2% e popullsisë.

Ekspertët thonë që kjo rënie është për shkak të ndryshimit të politikës ndërkombëtare të presidentit Trump./Arbresh.info/

screenshot_1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme