Një punonjëse e kopshtit zoologjik pranë Kharkiv thotë se dy kolegë të saj u vranë nga bombardimet ruse.
Shoferi Andrii dhe inxhinieri i ngrohjes Vadim nuk ishin në gjendje të arrinin në strehën nëntokësore të kopshtit zoologjik kur filloi bombardimi, transmeton portal arbresh.info
Punonjësa tha se rreziku është të kalojnë nga qyteti ku jetojnë në një autobus që më pas i çon në një fshat në verilindje të Kharkiv ku ndodhet kopshti zoologjik.
“Sfida e parë është të arrish në autobus, pastaj të shikosh pas shkurreve, të lëvizësh pas autobusit, të shohësh nëse është e sigurt të hipësh…”, tha ajo.
Ecopark Feldman është shtëpia e të gjitha llojeve të kafshëve, duke përfshirë breshkat, papagajtë, kapibarat, kangurët, arinjtë dhe ujqërit.
Punonjësa ka deklaruar se tani për tani kanë ushqim të mjaftueshëm për kafshët, por ka theksuar se është ndërprerë furnizimi dhe është rritur frika se kafshët mund të mbesin pa ushqim shumë shpejt./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...