Dy rusë janë “zier për së gjalli” kur vetura e tyre e tipit Lada befasisht ra në një gropë të mbushur me ujë të nxehtë, që ishte hapur në mes të asfaltit në qytetin rus Penza.
Si rezultat i kësaj, dy burrat kanë mbetur të vdekur në vend të ngujuar brenda veturës, kurse fotografitë rrëqethëse shfaqin vinçin duke nxjerr trupat e tyre të pajetë së bashku me të veturën, transmeton Telegrafi.
Kjo fatkeqësi ka ndodhur kur shpërtheu një grup me ujë të nxehtë nën një parking.
“Çfarë mënyre e tmerrshme për të vdekur – në një moment je duke vozitur, kurse tjetrin përfundon në një gropë të mbushur me ujë të nxehtë”, ka deklaruar një grua që u gjend në vendin ku ndodhi ngjarja.
Mediat lokale raportojnë se si pak sekonda para se të ndodhte më e keqja, një veturë tjetër kishte kaluar nëpër të njëjtin asfalt por kishte shpëtuar.
“Shoferi i asaj veture kishte parë se si uji i nxehtë dilte nga asfalti, dhe kështu kishte rritur shpejtësinë nga frika se do ta pësojë. Pas tij kaloi Lada që e përpiu gropa që u hap”, thuhej në një artikull të një portali lokal rus.
https://twitter.com/bazabazon/status/1196714803626201088
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...