Autoritetet policore kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët gjithashtu nuk janë të reaguar “të butë”, madje duke sulmuar edhe objektet institucionale të Hong Kongut – dhe jo vetëm.
Siç është raportuar, për ditë me radhë mijëra protestues në Hong Kong kanë sfiduar ndalesën e policisë dhe kanë dalë në qendër të qytetit për të marshuar, përcjell Telegrafi.
Po sipas raportimeve të mediave, protestat në Hong Kong nisën në qershor, pasi qeveria prezantoi një projektligj që do të mundësonte ekstradimin e personave të arrestuar në Kinë.
Më pas, qeveria e tërhoqi këtë projektligj, por protestuesit zgjeruan kërkesat e tyre, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe që policia të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj.
Protestat kanë ndodhur edhe në kohën kur Kina po festonte 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës, me ç’rast ka mbajtur edhe një paradë ushtarake duke tentuar kështu t’i tregojë muskujt.
Ndërkohë, përveç dhunës së ushtruar, së fundmi është publikuar edhe një video në të cilën shihet se si një protestues, për të shmangur arrestimin e një protestuesi tjetër, godet një polic në stilin karate.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës