Një top i pazakontë nga titaniumi, me mbishkrime ruse, është zbuluar në një plazh në Ishujt Bahama, shkruan Independent.
Ishte britanikja Menon Clark e cila po shëtiste në ishullin Harbor së bashku me familjen, kur vërejti topin prej 41 kilogramëve.
“Pash se si nga rëra po shndriste ky objekt. Pamë fjalë ruse, kështu e hapëm gropën edhe më thellë për ta parë më mirë – pasi fillimisht nuk e dinim se për çfarë saktë bëhej fjalë”, kashtuar ajo.
Megjithatë ata lanë objektin në plazh pasi nuk mund ta transportonin.
“Të nesërmen u kthyem, por harruam lopatat – kështu gjashtë prej nesh filluam ta hapim gropën me duar”, ka thënë ndër tjera Clark.
Ekspertët thonë se topi do të mund të ishte rezervuar i kerozinës apo ndonjë lëndë tjetër djegëse për satelitët apo ndonjë fluturake hapësinore, megjithatë nuk dihet se si ka përfunduar në Bahama.
Në të shkruan në gjuhën ruse, se punon në temperaturat nga minus 170 deri në 196 gradë celsius, me një kapacitet prej 43 litrave – e pesha maksimale e saj është rreth 41 kilogramë dhe mund të jetë prodhuar në vitin 2018.
Në anën tjetër, autoritetet ruse ende nuk janë deklaruar lidhur me këtë raportim.
Zelensky uron Trumpin
Osmani takoi komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi i ngushtë ë...
Stresi rikthehet në BBVK, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Kurti në Kastriot, premton punësimin e vajzave dhe grave në ...
Çfarë mbeti pas luftës në Rripin e Gazës?/ Rindërtimi mund t...
Hamza në Dragash: Destinacion i mrekullueshëm turistik, do t...