Një modele 30-vjeçare ka vdekur në vend pasi u godit nga një tren. Cinthya Nayeli Higareda Bermejo ishte duke pozuar për një fotosesion në momentin që u godit për vdekje nga treni.
Modelja nga Venezuela kishte planifikuar të kishte trenin me lëvizje të shpejtë në sfondin e fotove të saj, por përfundoi duke qëndruar shumë afër binarëve. Si pasojë ajo vdiq në çast.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje në Zacoalco de Torres pranë Guadalajara në Meksikën perëndimore, por mjekët konfirmuan vdekjen e Bermejo. Trupi i saj u hoq nga shinat për t’iu nënshtruar autopsisë përpara se t’i dorëzohej familjes së saj për varrim.
Policia ka mbledhur deklaratat e dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në fotosesion. Prokurori i shtetit të Jalisco, Joaquin Mendez Ruiz tha: “Bazuar në informacionet që kemi deri më tani, viktima po merrte pjesë në një fotosesion me një person që tashmë e kemi intervistuar dhe disa dëshmitarë të tjerë në vendngjarje. Forca me sa duket arriti t’i tërheqë rrobat e saj dhe kjo ishte ajo që shkaktoi vdekjen. Hetimi për vdekjen e modeles venezueliane është në vazhdim./tch
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...