Po përdorej si ‘mbulesë’ nga ushtarët e Putinit, tanku ukrainas e shkatërron këtë shtëpi

15:35 | 28 Shkurt 2023
A. B.

Një tank ukrainas ka hedhur në erë një shtëpi që përdorej për mbulim nga ushtarët e Vladimir Putinit.

Pamjet e incidentit, të kapura nga një dron, tregojnë një fushë beteje me borë që dikur ishte vendi i një lagjeje periferike,raporton Daily Mail/

Atje, vetëm një shtëpi ka mbetur “në këmbë” në komunitetin që përndryshe është rrafshuar me tokë gjatë luftimeve.

Ndërsa skena vihet në fokus, tanku – i kamufluar pak në borë – del në pamje – me operatorët e tij që duket se po bëjnë gati një goditje.

Dhe papritur, një zjarr shpërthen nga aty ndërsa fillon një sulm goditjesh. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme