Po ndihmojmë në luftimin e armikut të padukshëm, thotë shefi i NATO-s Jens Stoltenberg

08:58 | 2 Prill 2020
Arbresh.info

Takimi i ministrave të jashtëm të NATO-s do të mbahet sot (e enjte) përmes video-lidhjes së sigurt për herë të parë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

E udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, konferencat për shtyp do të mbahen online dhe gazetarët nuk kanë qasje në selinë e NATO-s në Bruksel, transmeton portali arbresh.info.

Aleanca trans-atlantike thotë se forcat e tyre të armatosura janë duke ndihmuar shtetet të ballafaqohen me krizën e koroanvirusit.

“NATO është pjesë e ndihmës për këtë luftë të përbashkët kundër armikut të padukshëm”, tha Stoltenberg duke folur para takimit.

“Jemi në këtë krizë së bashku dhe kur duhet të përgjigjemi bashkë, përgjigjja jonë është më efektive”, shtoi ai duke përmendur pajisjet mjekësore ajrore, donacionet mjekësore amerikane dhe turke dhe marrja e Gjermanisë të pacientëve francezë dhe italianë.

NATO thotë se i është përgjigjur kërkesave për ndihmë nga Italia dhe Spanja, të cilat i mundësuan Spanjës që të marrë furnizime mjekësore nga Republika Çeke, dhe Turqia të dërgojë një plan të materialit për të dy vendet e prekura./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme