Një amerikan u vra këtë javë teksa po luftonte përkrah forcave ukrainase, sipas familjes së tij.
CNN shkruan se 22-vjeçari, Willy Joseph Cancel, ishte duke bashkëpunuar me një kompani private kontraktuese ushtarake kur u vra të hënën.
“Kompania nga Amerika e dërgoi atë në Ukrainë, ai po paguhej për të luftuar atje”, tha e ëma, Rebecca Cabrera.
Cancel, një ish-marins amerikan u regjistrua për të punuar për kompaninë private kontraktuese ushtarake pak para se të shpërthente lufta në Ukrainë, tha e ëma.
Kur filloi lufta, kompania ushtarake, sipas Cabrera, po kërkonte kontraktorë për të luftuar në Ukrainë dhe Cancel pranoi të shkonte në Ukrainë.
“Ai donte të kalonte sepse besonte në atë për të cilën po luftonte Ukraina, dhe donte të ishte pjesë e saj për ta mbajtur atë atje, në mënyrë që të mos vinte këtu, dhe se ndoshta ushtarët tanë amerikanë nuk do të duhej të përfshiheshin në të”, tha Cabrera.
Nëna e 22-vjeçarit është njoftuar se trupi i të birit nuk është gjetur ende. Ai ishte baba i një fëmije 7 muajsh./abcnews.al/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...