Një person i cili po ecte i armatosur pranë një shkolle në Toronto, Kanada është vrarë nga policia.
I riu, sipas llogarisë së policisë në Twitter, ishte rreth 20 vjeç, i veshur me një kapele të bardhë dhe një pallto të gjatë.
Dy ditë pas masakrës në Robb Elementary në Uvalde, Teksas, prania e një personi të armatosur krijoi panik dhe të gjitha shkollat në zonë u mbyllën derisa policia ndërhyri, tha kreu i organeve të rendit, James Ramer, pa dhënë asnjë detaj tjetër.
Një zëdhënës i Njësisë së Hetimit Special të Policisë së Torontos shpjegoi se dy oficerë policie qëlluan personin e armatosur dhe e vranë atë.
Shefi i policisë James Ramer nuk dha detaje të tjera pasi hetimi është në vazhdim, sipas ANSA-s.
“Nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë publike,” siguroi ai.
“Për shkak të afërsisë me një shkollë, e kuptoj se sa traumatike duhet të ketë qenë kjo për stafin, studentët dhe prindërit duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në Shtetet e Bashkuara,” shtoi ai./abcnews.al/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor