Një helikopter që mbante presidentin kolumbian Ivan Duque u godit nga disa plumba të premten, tha vetë ai në një mesazh me video.
Incidenti ndodhi ndërsa një helikopter presidencial po fluturonte nëpër rajonin kolumbian të Catatumbo, drejt qytetit të Cucuti, kryeqyteti i provincës së Norte de Santander.
Duque e quajti atë një “akt frikacak” dhe tha se vrimat e plumbave mund të shiheshin në helikopter, raportoi Reuters.
Ai shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes Diego Molano, ai i Brendshëm Daniel Palacios dhe Guvernatori i Provincës Silvano Serrano.
Askush nuk u lëndua ndërkohë që forcat e sigurisë filluan një hetim.
Rajoni Catatumbo, në kufi me Venezuelën, është shtëpia e shumë plantacioneve të kokainës, dhe gjithashtu përfshin guerilasit ELN, pra luftëtarët e ish-FARC, i cili në 2016 refuzoi marrëveshjen e paqes me autoritetet.
Rama ndan albumin e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...