Qeveria italiane është përfshirë në stuhinë e një skandali, pasi është zbuluar se ka financuar orgjitë midis homoseksualëve.
UNAR, zyra e diskriminimit racial pranë Kryeministrit është vënë në shënjestër të akuzave pas transmetimit në emisionin “Le lene” të një dokumentari, ku shoqata e homoseksualëve financohet nga qeveria për të nxitur prostitucionin mashkullor.
Kreu i UNAR Francesco Spano dha dorëheqjen pas një takimi të gjatë me nënsekretaren e Shtetit, Maria Elena Boschi, në Pallatin Kixhi.
Në një deklaratë, kjo zyrë tha se dorëheqja vjen në shenjë respekti për rolin dhe punën që ka bërë dhe vazhdon të luaj UNAR. Edhe vetë Spano është pjesë e shoqatës së homoseksualëve dhe fondi shtetëror për shoqatën është në konflikt të hapur interesi.
Shumë deputetë në vend nga qendra e Lega Nord e deri tek Lëvizja Pesë Yjet, reaguan pas publikimit të dokumentarit të transmetuar në Italia 1.
Presidenti i Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ishte i pari këtë mëngjes që protestoi dhe ka deklaruar se do t’i kërkojë qeverisë për të mbyllur menjëherë programin qeveritar.
Senatori Carlo Giovanardi i ka kërkuar kryeministrit italian Paolo Gentiloni dhe nënsekretares Maria Elena Boschi që të jenë të pranishëm në seancën plenare për të shpjeguar se si është e mundur që të financohet një program për praktikimin e prostitucionit dhe të gjitha devijimeve seksuale, siç ka treguar në mënyrë të detajuar emisioni “Le Iene”.
Sqarime nga qeveria ka kërkuar edhe Gian Marco, drejtues i Lidhjes në Senat. “UNAR është një turp dhe duhet të shfuqizohet”, tha senatori i Forza Italia, Lucio Malan.
Zyra UNAR është ngritur në vitin 2011 dhe Grupi i Lidhjes së Veriut njoftoi se do të kërkonte informacione mbi fondet e përdorura.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person