Plas skandali në Indi: Mijëra persona dyshohet se janë “vaksinuar” me ujë të kripur

23:37 | 5 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Ndërsa India intensifikon përpjekjen e saj për vaksinimin e popullatës, mes frikës për një valë tjetër të koronavirusit, zyrtarët dyshojnë se mijëra njerëzve iu janë dhënë injeksione me vaksina të rreme në Mumbai.

Policia ka arrestuar 14 persona nën dyshimin e përfshirjes në një skemë që administronte injeksione me ujë të kripur në vend të dozave të vaksinave, gjatë dy muajve të fundit.

Organizatorët, duke përfshirë profesionistë mjekësorë, pretendohet se merrnin deri në 17 dollarë për dozë.

“Të arrestuarit akuzohen për konspiracion kriminal, mashtrim dhe falsifikim,” tha Vishal Thakur, një oficer policie në Mumbai.

“Ne kemi arrestuar mjekë,” shtoi ai. “Ata po përdornin një spital i cili po prodhonte certifikata false. Ata ishin duke përdorur ujë të kripur dhe duke e injektuar atë,” tha Thakur.

Më shumë se 2 600 njerëz erdhën në kampe për të marrë dozën e vaksinës Oxford-AstraZeneca, prodhuar dhe tregtuar në Indi si Covishield. Disa thanë se ata nisen të dyshonin kur vaksinimet e tyre nuk u raportuan në portalin online të qeverisë indiane./shqip/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme