“Rusia nuk është kazan plehërash”. Nën këtë moto mijëra vetë në 26 rajonet kryesore të Rusisë, demostruan ditën e dielë kundër politikës së Kremlinit për ambientin. Ata i kërkuan qeverisë që të respektojë ligjet që ka nxjerrë dhe të kujdeset për pastrimin e plehërave në përputhje me mbrojtjen e ambientit.
Njerëzit dolën në rrugë në Shën Petërsburg, Moskë, Jekaterinburg, Omsk, Krasnojarsk ose Jaroslavl dhe protestuan kundër politikës shtetërore të ambientit. Në Novosibirsk, demostruesit kritikuan eliminimin jo siç duhet të mbetjeve në ndërtime, të ngarkuara me lëndë të dëmshme.
Ata kërkojnë futjen ndarjes së plehërave sipas rregullit dhe siç duhet. Ata akuzuan zyrtarët lokalë se nuk respektojnë rendin dhe ligjin. Pjesa më e madhe e demostruesve nuk presin që situata të përmirësohet. Por ata dolën në rrugë të protestojnë, megjithëse temperaturat ishin në minus 30 gradë, raporton DW.
Në lagjen e Moskës, Taganka qindra mijëra vetë kërkuan para një ndërtese të autoriteteve pastrim më të mirë të mbetjeve. Policia arrestoi disa vetë. Demostruesit kujtuan faktin që në muajin mars 50 fëmijë duhet të trajtoheshin në spital, sepse kishin thirrur ajër të ndotur me helme, që vinte nga një deponi plehërash. Edhe në atë kohë gati plasën protestat. „Ne kërkojmë dialog me autoritetet, por ata nuk flasin me ne”, thotë politikani lokal, Iliya Svridov. Ai është një nga organizatorët e demostratave këtë të diel. „Ne duam të marrim frymë” shkruhet në pankartat e disa demostruesve. Të tjerë kanë frikë se prej ndarjes jo si duhet të mbetjeve, në ujin e pijshëm përfundon dioksin.
Si dhe më parë Moska i pastron plehërat e veta në kurriz të qyteteve të tjera. Një pjesë dërgohet 1200 kilometra larg në veri, në qytetin Archangelsk. Edhe atje njerëzit dolën të demostronin. E njëjta gjë vlen edhe për qytetin e vogël Koloma, rreth 100 kilometra në juglindje të Moksës.
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99