Autoritetet turke kanë arrestuar 201 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS dhe për planifikim sulmesh terroriste në festat e fundvitit.
“Policia ka arrestuar të enjten 124 persona dhe premten 77 të tjerë, në 14 provinca”, njoftoi Agjencia Anadolli.
“Mes të dyshuarve ishin edhe disa shtetas të huaj. Policia identifikoi dokumente dhe materiale digjitale që zbulonin plane për sulme terroriste në prag të Vitit të Ri”, sipas raportit.
Kontrollet e papritura të policisë zhvillohen pothuajse një vit pas sulmit terrorist të ISIS-it në një klub nate, në Stamboll, ndërsa pjesëmarrësit ishin duke festuar natën e Vitin e Ri, duke shkaktuar vdekjen e 39 personave./Agjencia Anadolli/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare