Forcat izraelite po përgatiten për sulmin në rafah, ku janë strehuar më shumë se 1.5 milionë palestinezë. Referuar Associated Press, që citon burime të sigurta, gjatë kësaj jave Tel Aviv informuar zyrtarët e administratës të presidentit amerikan, Joe Biden, lidhur me planin për evakuimin e civilëve palestinezë,
Operacioni në Rafah, sipas forcave izraelite do të jetë edhe vendimtare në shkatërrimin e plotë të grupit militant Hamas.
Zyrtarët, që sipas Associated Press nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për këto bisedime të ndjeshme, thanë se plani i detajuar nga izraelitët nuk ka ndryshuar qëndrimin e administratës amerikane që një ofensivë në Rafah do të rrezikonte shumë jetë të civilëve të pafajshëm palestinezë.
Uashingtoni ka paralajmëruar pasoja për Izraelin nëse kryen operacion pa një plan të besueshëm për mbrojtjen e civilëve. Paralajmërimi erdhi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.
“Në mungesë të një plani të tillë, ne nuk mund të mbështesim një operacion të madh ushtarak në Rafah sepse dëmi do të ishte përtej të pranueshmes. Ndërkohë, ne po punojmë çdo ditë, për t’u siguruar ndihmën dhe mbështetjen që ata kanë nevojë.”
Zyrtari i lartë amerikan foli po ashtu edhe për një marrëveshje të mundshme mes dy palëve. Sipas Blinken, Hamas eshte e vetmja pengesë.
“Ne presim të shohim nëse, në fakt, Hamasi do të thotë ‘po’ armëpushimit dhe të lirojë pengjet. Dhe realiteti në këtë moment është e vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe një armëpushim. Pengesa është Hamasi.”
Afro 1.5 milion palestinezë janë strehuar në Rafah për shkak të luftës që nisi më 7 tetor kur radikalët e Hamasit sulmuan Izraelin./abcnews.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...