Ekzekutivi i Bashkimit Europian ka mbështetur në parim një propozim franko-gjerman për të lejuar vazhdimin e kontrolleve kufitare brenda zonës së lëvizjes së lirë të bllokut.
Pesë vende në të ashtuquajturën zonë “Schengen”, Gjermania, Franca, Danimarka, Austria dhe Norvegjia, rifilluan kontrollet kufitare pas sulmeve të vitit 2015 në Paris, si dhe në një përpjekje për të kontrolluar lëvizjen e refugjatëve e emigrantëve, që mbërritën në bllok në shifra të paprecedenta po atë vit.
Rregullat e “Schengen”-it lejojnë rikthimin e kontrolleve në kufi për deri në dy vite, periudhë kjo që përfundon në nëntor. Gjermania dhe Franca i kanë kërkuar ndërkohë BE-së të ndryshojë sistemin dhe të shtrijë afatin deri në 4 vite.
Në një propozim të përbashkët të Parisit dhe Berlinit thuhet se, kjo do të ishte e nevojshme në kontekstin e kërcënimit terrorist afatgjatë, pas një serie sulmesh vdekjeprurëse në Europë.
Komisioneri europian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos tha pas bisedimeve me ministrat e Brendshëm të BE-së se, Komisioni Europian është i vetëdijshëm për sfidat e reja të sigurisë që janë shfaqur këto vite, duke shtuar se ai do të propozojë një rishikim të kodit të kufijve të zonës “Schengen”, më vonë këtë muaj.
“Ne do të dalim me një paketë shumë shpejt, në mënyrë që të fuqizojmë zonën e Schengenit, përfshirë një propozim për të rishikuar kufijtë e saj”, tha Dimitris Avramopoulos, komisioneri europian për emigracionin.
Ministrat e Brendshëm gjermanë dhe francezë nënvizuan ndërkohë se, për sa kohë që kufijtë e jashtëm nuk do të jenë të sigurtë, kontrollet e brendshme duhet të vazhdojnë. Sipas tyre nuk vihet në pikëpyetje lëvizja e lirë, por bëhet fjalë për mbrojtjen e kufijve përballë terrorizmit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...