Bullgaria do të kryesojë Bashkimin Evropian nga janari, ndonëse edhe vet është nën kontroll. Më së shumti probleme ajo ka me sundimin e ligjit.
Ndër prioritetet: Ballkani Perëndimor.
Kryesimi i Bashkimit Evropian është një sfidë e madhe e Bullgarisë. Negociatat për Brexitin, daljen e Britanisë së Madhe nga BE, kriza me refugjatët, përgatitja e kornizës financiare për periudhën deri në vitin 2020 – janë vetëm tri obligime të mëdha që e presin. Por Bullgaria përpiqet të gjejë edhe temën e “saj”, në të cilën do të insistojë gjashtë gjashtë muajve të ardhshëm. Bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm ndërmjetësimi. Ajo planifikon madje që në mbajë edhe një samit të jashtëzakonshëm të BE për këtë temë me 17 maj 2018.
Socialdemokrati gjerman Gernot Erler, ish-sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme dhe kryetar i Forumit gjermano-bullgar, thotë për Deutsche Wellen: „Bullgaria do të angazhohet fuqishëm për Ballkanin Perëndimor dhe politikën e zgjerimit dhe integrimit. Ekziston një përspketivë e mirë për raporte të mira bilaterale në rajon.”
Ish-kryetari i Parlamentit Evropian Hans-Gert Pöttering është jozyrtarisht edhe këshilltari kryesor i qeverisë bullgare lidhur me këtë udhëheqësi të radhës me BE. Por ai megjithatë është i kujdesshëm. Ai mendon se mesazhi kryesor për vendet e Ballkant Perëndimor duhet të jetë “nuk mund të anëtarësoheni shpejt, duhet të reformoheni, të luftoni korrupsionin dhe të siguroni sundimin e ligjit. Si kundërshpërblim, mund të kenë lehtësime për uljen e tarifave të romingu, në fushën e digjitalizimit e ndoshta edhe në trajtimin nga vendet tjera të BE.”
Më shumë ndërmjetësues se udhëheqës
Ministrja përkatëse Liljana Pavlova ka paraqitur programin bullgar për këta gjashtë muaj. Krahas perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, Pavlova tha se Bullgaria do të fokusohet tek e ardhmja
Problemi me migrimet
e të rinjve, që ndërlidhet edhe me buxhetin e BE për periudhën deri në vitin 2020 dhe Brexitin, sigurinë dhe stabilitetin, çështjen e refugjatëve si dhe politikën e mbrojtjes dhe rritjen ekonomike.
Por Bullgaria e ka të qartë se gjatë kohës së drejtimit të BE, ajo do të ketë më shumë rolin e ndërmjetësit dhe më pak të udhëheqësit. Kjo ka të bëjë edhe me rolin e saj në Brexit dhe çështjen e refugjatëve.
Në çështjen e migracionit Bullgaria do të përpiqet t’i zvoglojë dallimet mes vendeve të Evropës Lindore dhe atyre Perëndimore dhe do të kërkojë një konsensus para se t’ia dorëzojë këtë detyrë Austrisë në korrik të vitit 2018, sepse dihet që Austria angazhohet për një politikë shumë më të ashpër ndaj refugjatëve.
Ana e dobët e kryesimit
Johanna Deimel nga Shoqata për Evropën Juglindore thotë se Bullgaria ka edhe probleme të veta të brendshme, sepse raporti i fundit për zhvillimet në këtë vend është “shumë alarmant”. “Bëhet fjalë për sulme të drejtpërdrejta ndaj pavarësisë së gjykatave, rrënimin e pavarësisë së gjyqtarëve, madje edhe për ligje antikushtetuese. Ndaj Bullgaria nuk mund të jetë një shembull për të tjerët”, thotë Deimel për DW. “Nëse ekzistojnë elemente të tilla, atëherë si mund të motivoni Ballkanin Perëndimor që të bëjë reforma në drejtësi, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?” Deimel thotë se Bullgaria ka probleme të mëdha edhe me respektimin e lirisë së mediave, ndaj është shumë problematike nëse pikërisht ajo shtron tema të tilla për debat.
Problemet e brendshme
Liljana Pavlova
Bullgaria ka probleme të brendshme edhe me nacionalistët në vend, të cilët janë të përfaqësuar edhe në qeveri. Daniel Kadik i Fondacionit Friedrich Nauman thotë se nacionalistët, ksenofobët dhe protekcionistët do të vendosen në pozicione të ndryshme nëpër komisione. I tillë është edhe zëvendskryeministri Valerij Simonov, i cili nuk e fshehë fare urrejtjen ndaj pakicave në vend – romët i quan “majmunë të egër.”
Hans-Gert Pöttering pret nga kryeministri Boiko Borisov që ta vë nën kontroll partnerin e koalicionit, në mënyrë që të vazhdojë rrugën evropiane të vendit. Galup internetional, bën të ditur se 62 ” e bullgarëve megjithatë është proevropian, që do të thotë një rritje prej 12% në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar. Ata shpresojnë se Bullgaria do të futet shpejt në Zonën Shengen. Ekspertët thonë se kjo edhe mund të ndodhë, por jo edhe anëtarësimi i shpejtë në Eurozonë./DW/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...