Hungaria ka njoftuar plane për të hapur një degë të një universiteti kinez në Budapest. Kritikët shqetësohen se ky zhvillim, i pari i këtij lloji në Evropë, do të përdoret nga Pekini për të përhapur propagandën e Partisë Komuniste Kineze.
Budapesti, pritet të bëhet së shpejti qyteti i parë evropian me një universitet kinez.
Sipas planeve, në një djerrinë jashtë qytetit do të ngrihet një degë e Universitetit Fudan të Shangait.
Hungaria thotë se kjo degë do të rrisë standardet e arsimit, do të ofrojë kurse për gjashtë mijë studentë dhe do të sjellë në vend investime dhe studime kineze.
Për Kinën, ky është një moment i rëndësishëm historik, thotë analisti Steve Tsang.
“Tani ata po eksportojnë një degë universiteti kinez në tokën evropiane, në një vend anëtar të BE-së. Nga pikëpamja e tyre, mendoj se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, për të demonstruar rritjen e Kinës”, thotë analisti Steve Tsang i Universitetit të Londrës.
Dy vjet më parë, Universiteti i Evropës Qendrore në Hungari, i mbështetur nga financuesi me origjinë hungareze dhe banim në Amerikë, George Soros, u detyrua të largohej, përmes ndryshimeve në ligjin e arsimit. Qeveria e Hungarisë akuzon Sorosin për ndërhyrje politike, gjë që ai e mohon.
Kryetari i Bashkisë së Budapestit, Gergely Karacsony, i cili i përket opozitës politike, thotë se hungarezët po lihen në baltë.
“Le t’i krahasojmë dy universitetet. Njëri ofronte arsim të hapur, nuk kushtonte asnjë qindarkë për taksapaguesit hungarezë, ishte universitet me emër dhe u braktis. Tani qeveria na sjell një tjetër universitet që përfaqëson ideologjinë e partisë komuniste kineze dhe u kushton miliarda taksapaguesve,” thotë kryebashkiaku.
Nga dokumentet qeveritare të rrjedhura në media del se kostoja e universitetit kinez vlerësohet në 1.8 miliardë dollarë, më shumë sesa Hungaria shpenzoi për të gjithë sistemin e saj të arsimit të lartë në vitin 2019. Shumica e fondeve do të vijë nga një hua bankare kineze dhe ndërtimi do të kryhet duke përdorur kryesisht materiale dhe punëtorë kinezë.
Fudani renditet mes 100 universiteteve më të mira në botë. Sipas zotit Tsang, zgjerimi i tij në Evropë është pjesë e përpjekjeve të Pekinit për të kontrolluar propagandën për Kinën.
“Kur është fjala për shkencat humane dhe ato shoqërore të programit mësimor, është e qartë se partia komuniste do të ruajë kontrollin e saj. Në dy vitet e fundit Universiteti Fudan ndryshoi qartë udhëzimet mbi marrëdhëniet e tij me partinë-shtet të Kinës, duke deklaruar tashmë qartë se misioni i tij i parë nuk është të mbështesë integritetin akademik, por të ndjekë udhëheqjen e partisë,” thotë analisti Tsang.
Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, qeveria hungareze tha se Fudani ‘është një nga universitetet më të mira në botë, që nuk do të merret me arsim ideologjik por do të japë kurse ekonomike’.
Ambasada amerikane në Budapest publikoi një deklaratë ku shprehte shqetësimin e saj nisur nga “historiku i provuar i Pekinit, i cili i përdor institucionet akademike për të promovuar një axhendë ndikimi keqdashës dhe për të mbytur lirinë intelektuale”.
Kampusi universitar pritet të ndërtohet deri në vitin 2024./voa/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...