Breakwater Energy Catalyst (BEC), një fond publiko-privat i mbështetur nga Microsoft Bill Gates, planifikon të investojë 15 miliardë dollarë në teknologji të pastra.
BEC, një fond që është pjesë e grupit më të gjerë “Breakthrough Energy”, i themeluar nga Gates në 2015, deri më tani ka mbledhur më shumë se një miliard e gjysmë dollarë nga bizneset dhe bamirësitë, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, drejtori i BEC, Jonah Goldman, ka deklaruar për Financial Times se fondi planifikon të investojë dhjetëfishin e vlerës, pra 15 miliardë dollarë.
Siç deklaroi ai në faqen e tij të internetit, BEC fillimisht do të fokusohet në çlirimin e drejtpërdrejtë të dioksidit të karbonit nga ajri, hidrogjenin e gjelbër, ruajtjen afatgjatë të energjisë dhe karburantet e qëndrueshme të aviacionit.
Në shtator, BEC njoftoi se kishte siguruar investime nga Microsoft, Blackrock, General Motors, American Airlines, Boston Consulting Group, Bank of America dhe Arcelor Mittal, kujton CNBC.
Fondi gjithashtu ka marrë mbështetje edhe nga Departamenti Amerikan i Energjisë dhe organi ekzekutiv i BE-së./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030