Autori i plagosjes së kryeministrit sllovak Robert Fico ka mbërritur në gjykatën penale për tu njohur me masën e sigurisë, në një seancë që pritet të zhvillohet nën masa të forta sigurie.
Prokuroria sllovake ka kërkuar arrestin me burg për 71-vjeçarin me akuzën e vrasjes me paramendim.
71-vjeçari, Juri Cintula ka mbërritur në gjykatën penale në Pezinok për tu njohur me masën e sigurisë për tentim-vrasje të kryeministrit sllovak, Robert Fico.
Para gjykatës janë parë shumë forca policore, teksa e gjithë vëmendja është në gjendjen shëndetësore të kreut të qeverisë.
71-vjecari ka qëlluar me armë Ficon, pas një takimi qeveritar të mërkurën. Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për të dyshuarin për atentatin në tentativë ndaj kryeministrit sllovak, nën akuzën për vrasje me paramendim.
Cintula qëlloi në total pesë herë ndaj kryeministrit , ndërsa një prej plumbave e ka kapur në bark. Kryeministri ka qenë në afërsi të mbështetësve të tij, pas takimit qeveritar të zhvilluar në qytezën Handlova.
Kryeministri sllovak u transportua me helikopter në spital dhe iu nënshtrua një operacioni pesë-orësh, ndërsa të premten iu nënshtrua një tjetër operacioni dy orësh.
“Pacienti tani është i vetëdijshëm, gjendja e tij është e qëndrueshme, por është ende në Repartin e Mjekimit Intensiv”, deklaroi drejtoresha e spitalit ku po trajtohet Fico./abcnews.al/
Përse qentë na lëpijnë? Ndoshta diçka dëshirojnë të na thonë
Tiranë, buxheti i ri mes polemikave politike, komentojnë stu...
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...