Plagoset me thikë një politikan gjerman

11:09 | 5 Qershor 2024
E.H

Një politikan gjerman nga partia e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) u plagos në një sulm me thikë në Mannheim të martën vonë, raportoi të mërkurën agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Incidenti vjen vetëm disa ditë pas një sulmi tjetër me thikë në një demonstratë anti-islame në të cilën u vra një polic.

Sulmuesi me thikë u arrestua menjëherë pas incidentit rreth orës 20:45, të martën, shkruan Reuters, transmeton Arbresh.info

Dega lokale e AfD tha se politikani i plagosur ndodhet në spital dhe se autori mund të jetë një aktivist radikal i majtë, sipas DPA-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme