Një 50-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në Varkiza të Athinës.
Fillimisht policia greke është njoftuar për të shtëna me armë, por pas mbërritjes në vendngjarje ka gjetur të plagosur shqiptar, i cili ishte qëlluar disa herë me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Voreadhon” dhe “Mouson”, ku katër persona kanë zbritur nga një automjet dhe një motor dhe kanë sulmuar në pabesi 50-vjeçarin, duke e qëlluar disa herë me thikë në bark.
Më pas ata kanë hypur në mjetet e tyre dhe janë larguar, ndërkohë që i plagosuri pasi ka ecur disa metra, është rrëzuar në tokë.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit ndërkohë që policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes./tch
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...