Plagosen liderët e opozitës në Venezuelë

11:19 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Dy liderë të opozitës janë plagosur nga forcat e sigurisë që po provonin të shpërndanin protestat në kryeqytetin Karakas, raporton Reuters.

Armiqtë e Maduros kanë bllokuar qe dy muaj autostradat dhe kanë ngritur barrikada në protesta duke kërkuar që ai të thërrasë zgjedhje të parakohshme dhe të trajtojë një krizë gjithnjë e më të rëndë ekonomike që ka lënë miliona që po luftojnë për të marrë sa duhet për të ngrënë, transmeton portali arbresh.info.

Pesëdhjetë e nëntë vetë kanë vdekur në rrugët shpesh të dhunshme, të cilat Maduro e quan një përpjekje për të përmbysur qeverinë e tij.

“Ne ishim zënë të pritë”, tha kandidati presidencial Henrique Capriles, i cili i shoqëroi protestuesit në një përpjekje për të marshuar në selinë e zyrës së Avokatit të Popullit, por u bllokua nga forcat e sigurisë.

“Kjo qeveri është e aftë të vrasë ose të djegë çdo gjë”, tha Capriles në një konferencë shtypi.

Ai tha se 16 të tjerë u plagosën në marshim, duke shtuar se ai do të paraqesë një ankesë për çështjen me prokurorët e shtetit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme