Miliona iranianë votuan të premten në një garë që sipas parashikimeve do t’i japë presidencën një gjykatësi tëvijës së ashpër, i cili është ndëshkuar me sanksione amerikane. Por zhgënjimi për vështirësitë ekonomike dhe kufizimet e lirive bëri që shumë të ndiqnin thirrjet për bojkot.
Zyrtarët e lartë bënë thirrje për një pjesëmarrje të madhe në zgjedhjet e para të konsideruara gjerësisht si një referendum mbi trajtimin e problemeve ekonomike nga udhëheqja aktuale, duke përfshirë rritjen e çmimeve dhe papunësinë dhe një kolaps në vlerën e monedhës së vendit.
“U bëj thirrje të gjithëve me çfarëdo pikëpamjesh politike të votojnë,” tha kreu i gjyqësorit Ebrahim Raisi, kandidati kryesor në garë, pasi hodhi votën e tij.
“Ankesat e njerëzve për problemet janë reale, por nëse bëhet arsye për të mos marrë pjesë në votime, është gabim”.
Ndërsa televizioni shtetëror tregonte pamje me radhë të gjata në qendrat e votimit në disa qytete, agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Fars raportoi se 22 milionë ose 37% e votuesve kishin hedhur votat deri në orën 19:30 sipas orës lokale, duke cituar gazetarin e saj. Ministria e brendshme tha që nuk mund të konfirmojë shifrat e pjesëmarrjes.
Televizioni shtetëror tha se votimi përfundoi zyrtarisht në 19:30 sipas Grinuiçit, por, ministria e brendshme tha që votimi ishte zgjatur për dy orë në disa qendra votimi për të lejuar akomodim pas vonesave.
Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen nga mesi i ditës së shtunë.
Pasi votoi në kryeqytetin Teheran, Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei u bëri thirrje iranianëve të ndjekin shembullin e tij, duke thënë “çdo votë ka rëndësi … ejani, votoni dhe zgjidhni presidentin tuaj”.
Kreu i gjyqësorit Ebrahim Raisi, 60 vjeç, mbështetet nga ndjekës të vijës së ashpër për të pasuar Hassan Rouhanin si president, një pragmatist që në bazë të kushtetutës nuk mund të qëndrojë në post për një mandat të tretë katërvjeçar.
Mbështetur nga Garda e fuqishme Revolucionare, Raisi, një aleat i ngushtë i Udhëheqësit Suprem, Khamenei që zotohet të luftojë korrupsionin, është nën sanksionet e SHBA pasi dyshohet për përfshirje në ekzekutimet e të burgosurve politikë dekada më parë./voa/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?