Google ADS

Pjesa më e madhe e konvojit të ISIS-it është larguar nga zona qeveritare, thotë Hezbollah

20:04 | 2 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Pjesa më e madhe e një konvoji me militantë të Shtetit Islamik që ishin mbërthyer në Sirinë lindore janë larguar nga territori i qeverisë dhe nuk është më përgjëgjesi e qeverisë siriane apo aleatit të saj Hezbollah, thuhet në deklaratën e grupit shiit libanez.

Një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që luftojnë me Shtetin Islamik ka përdorur avionë luftarakë për të parandaluar që kolona të hyjë në territorin e xhihadistëve në Siri lindore. Hezollahu dhe ushtria siriane e kanë përcjellë atë nga Siria perëndimore, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, transmeton portali arbresh.info

“Shteti sirian dhe Hezbollahu kanë përmbushur detyrimet e tyre për t’i transferuar këta autobusë jashtë zonës së kontrollit të qeverisë sirianë”, thuhet në deklaratë.

Gjashtë autobusë vazhdojnë të mbeten në territorin e mbajtur nga qeveria nën mbrojtjen e shtetit sirian dhe grupit libanez.

Hezbollah ka deklaruar se në autobusë ka pasur të moshuar, të plagosur dhe gra shtatzëna, ndërsa i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të parandalohen ata që tentojnë të kryejnë ndonjë akt në konvojë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme