Pjesa e raketës kineze jashtë kontrollit po i afrohet Tokës dhe këto janë zonat e rreziku

08:52 | 8 Maj 2021
L G

Pjesa e raketës kineze sipas Qendrës së Ndërgjegjësimit të Situatës Hapësinore dhe Domenit llogaritet të bjerë më 9 maj.

Hapësira e kontrollit 595 minuta, transmeton arbresh.info.

Po ashtu sipas një qendreje amerikane për kërkim dhe zhvillim hapësinor, mbetjet e raketës kineze që ka dalë nga kontrolli pritet të bien në sipërfaqen e Tokës në orët e fundit të së shtunës ose në orët e para të së dielës. Kjo qendër ka publikuar edhe një hartë me zonën e rënies së mundshme të raketës, në të cilën përfshihet edhe Ballkani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, organizata “Aerospace Corporation” tha se parashikimi më i ri nga Qendra e saj për Studime të Rihyrjes dhe Mbetjeve në Orbitë është që hyrja e raketës “March 5B” të ndodhë tetë orë më herët ose tetë orë më vonë se ora 4 e 19 minuta në mëngjesin e së dielës sipas kohës GMT (6 e 19 minuta sipas kohës së Kosovës).

Sipas kësaj organizate, parashikimi më i ri i bazuar në informata është se vendi i mundshëm për rihyrjen e raketës në orbitën e Tokës është afër pjesës veriore të Zelandës së Re, por shtoi se rihyrja është e mundshme kudo në zonën e paraqitur në hartë, shkruan Reuters.

Raketa “Long March 5B” u lëshua në qiell nga ishulli kinez, Hainan, më 29 prill. Ajo e dërgoi në hapësirë modulin Tianhe, që do të shërbejë për ekuipazhin e një stacioni të përhershëm hapësinor kinez.

Në maj të vitit 2020, disa pjesë të lëshimit të parë të kësaj rakete kishin rënë mbi territorin e Bregut të Fildishtë, duke dëmtuar ndërtesa, ndonëse nuk ishte raportuar për persona të lënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme