Një anije turke e mallrave me 19 anëtarë të ekuipazhit u rrëmbye sot nga piratët në Gjirin e Guinesë.
Në një deklaratë të David Johnson-it, kreu i Grupit të Rrezikut EOS me seli në Mbretërinë e Bashkuar, tha se u kidnapuan 15 anëtarë të ekuipazhit që ishin duke lëvizur nga Lagos, Nigeria në Cape Town, Afrika e Jugut, ndërsa njëri u vra dhe 3 mbetën me piratët.
Ai shtoi se anija “Mozart” e kompanisë Boden me seli në Stamboll, u sulmua në Gjirin e Guinesë, 160 kilometra larg Sao Tomes.
Në një regjistrim të shpërndarë në Twitter, që besohet se i përket kapitenit të anijes, thuhet: “Nuk e di se ku po shkoj. Piratët çmontuan të gjitha kabllot, asgjë nuk po funksionon. Vetëm navigatori punon. Ata më dhanë një itinerar, unë jam duke lëvizur në përputhje me rrethanat”./AA/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag