Qeveria e Britanisë së Madhe ka lansuar një dokument konsultimi mbi planet për të rritur dënimin maksimal për piratët online nga dy në 10 vite burgim.
Ndryshimet e propozuara për dënime janë paraqitur në Departamentin për Biznes, Inovacion dhe Aftësi, dhe për këtë Zyra e Pronës Intelektuale ka ndryshuar vendimin për dënimet online, shkruan arbresh.info. Sipas propozimit, kjo do të thotë se dënimi për të drejtat e autorit në internet do të jetë i barabartë me veprat penale që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të autorit për mallra fizike.
Sipas rregullores aktuale, piratët online mund të marrin dënimin maksimal prej dy viteve burgim, ndërsa dënimi maksimal për shkeljen e të drejtave për mallra fizike është 10 vite.
“Qeveria merr krimin mbi të drejtat e autorit jashtëzakonisht seriozisht, ajo dëmton dukshëm bizneset, konsumatorët dhe ekonominë më gjerë. Industritë tona vlejnë më shumë se 7 miliardë funta në ekonominë e Britanisë së Madhe dhe është e rëndësishme për të mbrojtur ato nga ndërmarrjet e kriminelëve online”, tha Neville Rofle, Ministrja e Pronës Intelektuale, transmeton arbresh.info.
Ndërkohë, drejtori i Njësisë së Policisë Intelektuale të Krimit të Pronës, Peter Ratcliffe ka thënë që njësia e tyre do e mirëpres konsullatën dhe do të jetë në harmonizim me sanksionet penale të mundshme për piratët online.
“Brenda internetit apo jashtë tij, vjedhja e pronës intelektuale është një krim. Me zhvillimin në teknologji dhe popullaritetin e internetit, shumë kriminel janë duke kthyer vëmendjen tek kriminaliteti online, kështu që për ne është e domosdoshme që sistemi ynë i prokurorisë të pasqyroj lëvizjet tona për një botë më të digjitalizuar “, tha Ratcliffe./arbresh.info
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin