Pasditen e sotme u rrëzua një aeroplan në periferi të Milanos me 6 persona në bord, përfshirë dhe pilotin, ku të gjithë humbën jetën.
Mediat italiane kanë bërë me dije se zëvendësprokurorja Tiziana Siciliano ka konfirmuar se të gjithë shtetasit në bord ishin të huaj dhe se pronari e piloti i aeroplanit ishte një nga njerëzit më të pasur të Rumanisë, i cili në bord kishte edhe djalin dhe gruan e tij.
Ai ishte 68-vjeçari Dan Petrescu – i cili kishte dy nënshtetësi, gjermani dhe rumune – dhe ishte një nga investitorët kryesorë në sektorin e pasurive të paluajtshme në vendin e tij si dhe djalin e tij 30-vjeçar, Dan Stefan Petresku, i lindur në Mynih dhe gjithashtu me dy shtetësi, dhe bashkëshortja, një 55-vjeçare e lindur në Rumani me shtetësi franceze.
Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të aksidentit por karabinierët dhe hetuesit italianë ndodhen në vendngjarje për zbulimin e plotë të ngjarjes tragjike.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...