Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion të linjës Air France. Mediat e huaja raportojnë se dy pilotët janë zënë gjatë fluturimit me shpulla dhe grushte, duke degjenuar në një sherr të vërtetë.
Mësohet se dy pilotët kishin filluar të debatonin për arsye të kota. Menjëherë pas ngritjes, njëri nga pilotët dyshohet se e ka goditur tjetrin pas një debati. Por nga shuplakat, ata do të kalonin më pas te goditja e njëri-tjetrit me valixhet e tyre.
Situata e tensionuar është qetësuar nga stjuardesat, të cilat kanë dëgjuar përleshjen nga kabina dhe kanë ndërhyrë për t’i ndarë. Pasi ndaloi sherrin, një anëtar i ekuipazhit u detyrua të kalonte pjesën tjetër të fluturimit i ulur pas pilotëve nga frika se situata mund të përshkallëzohej edhe një herë. Kompania franceze ka ndërhyrë menjëherë për incidentin dhe e ka cilësuar rastin si “sjellje krejtësisht të papërshtatshme”.
Më pas ka konfirmuar se ka pasur një polemikë me një shkëmbim “gjestesh të papërshtatshme”, por ka saktësuar gjithashtu se mosmarrëveshja ka zgjatur për pak momente dhe se nuk ka ndikuar në sigurinë e pasagjerëve.
Pilotët e përfshirë në përleshjen në kabinë janë pezulluar dhe aktualisht janë nën hetim, siç shpjegohet në raportin e Autoritetit Francez të Hetimit të Sigurisë së Aviacionit Civil.
Rikujtojmë, se një fluturim i avionit Jet2 u detyrua të bënte një ulje emergjente në Greqi pasi pilotit thuhet se i ra të fikët. Sipas Daily Mail, fluturimi ishte nisur nga Britania e Madhe për në Turqi më 23 gusht kur urgjenca mjekësore çoi në një ndalesë të paplanifikuar që vonoi pasagjerët me mbi 8 orë.
Të gjithë pasagjerët vunë re një zhurmë në pjesën e përparme të aeroplanit, kur ata e kuptuan se diçka kishte shkuar keq./tch/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...