Google ADS

Pilotët ukrainas i nisin stërvitjet në SHBA

13:30 | 26 Tetor 2023
E.K

Pilotët ukrainas i kanë nisur stërvitjet me avionët e avancuar luftarakë, F-16, në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Forca Ajrore e SHBA-së të mërkurën.

Një “numër i vogël” i ukrainasve kanë filluar stërvitjet, të cilat “pritet të zgjasin disa muaj”, tha një zëdhënës i Forcës Ajrore.

Muajin e kaluar, u raportua se pilotët ukrainas kishin filluar të mbanin kurs të gjuhës angleze në shtetin e Teksasit.

Pilotët pritet t’i përdorin avionët luftarakë F-16 në luftime në vitin 2024.

Edhe disa vende të tjera evropiane janë duke i trajnuar pilotët ukrainas për drejtimin e këtyre avionëve.

Norvegjia, Danimarka dhe Holanda i kanë dhuruar Ukrainës avionë luftarakë F-16 tashmë./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme