Zëvendësministri i Mbrojtjes i Bullgarisë konfirmoi të martën se disa pilotë ushtarakë nuk do të marrin pjesë në stërvitjet e planifikuara këtë javë.
“Disa pilotë të bazës ajrore Graf Ignatievo nuk do të ndërmarrin fluturime stërvitore, për shkak të gjendjes së pasigurisë”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Atanas Zapryanov.
“Pilotët kanë shqetësime në lidhje me sigurinë e avionëve MiG-29 të ndërtuar në epokën sovjetike. Por Zapryanovi insistoi që avionët janë të sigurtë dhe se po përdoren në kuadër të patrullimit ajror të NATO-s. Sipas Zapryanov-it, pilotët thanë më tej se nuk janë të përgatitur si duhet, për shkak të mungesës së orëve të fluturimit si pasojë e bojkotimit të stërvitjes.
Flotë e vjetëruar
Vetëm shtatë avionë nga 16 MiG-29 që kanë forcat ajrore bullgare janë në gjendje të mirë. Kjo është arsyeja se pse Bullgaria shpalli një tender me vlerë 770 milionë dollarë për të blerë tetë avionë të rinj.
Por plani për të blerë avionët Gripen të Suedisë i shpallur më herët këtë vit u devijua nga qeveria konservatore e kryeministrit Borko Borisov. Kabinet i Borisovit tani pritet të shpallë një tender të ri. Ndërkohë, ai planifikon ta ripërtërijë flotën ajrore të 16 MiG-29 dhe rreth 20 bombarduesve Su-25. Ministria e Mbrojtjes ka marrë gjashtë motorë të përdorur për MiG29 si dhe katër të rinj në një marrëveshje me Rusinë, por përdorimi i tyre është vonuar për shkak të çështjeve që kanë të bëjnë me dokumentacionin.
Bullgaria është anëtare e NATO-s që në vitin 2004 dhe në këtë kuadër është e detyruar që të mbajë një skuadrilje prej të paktën 12 avionësh në një gjendje të mirë fluturimi. Meqenëse më shumë se gjysma e avionëve të flotës ekzistuese ajrore është në gjendje të keqe, parlamenti i Bullgarisë e ka autorizuar NATO-n që të ndihmojë për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit./DW
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...