Një pikturë e zbuluar në murin e shpellës indoneziane bëhet e ditur se është 44 mijë vjeçare e vjetër.
Arti tregon një buall duke u gjuajtur nga krijesat pjesërisht njeri, gjysma tjetër kafshë duke mbajtur shtizë e litarë, transmeton portali arbresh.info.
Disa hulumtues mendojnë që skena mund të jetë një nga më të vjetrat të regjistruara në historinë e botës.
Gjetjet janë prezantuar në zhurnalin Nature nga arkeologët e Universitetit Griffith në Brisbane të Australisë.
Adam Brumm, arkeolog në Griffith së pari pa fotografitë dy vite më parë pasi një koleg nga Indonezia preu një fik, për të arritur në vendkalimin e shpellës.
“Këto pamje u shfaqën në iPhone tim,” tha zoti Brumm. “Unë mendoj se thashë fjalën karakteristike australiane me katër shkronja shumë me zë të lartë”.
Vizatimi indonezian nuk është më i vjetri në botë. Vitin e kaluar, shkencëtarët thanë se ata gjetën “vizatimin më të vjetër të njerëzimit” në një fragment shkëmbi në Afrikën e Jugut, të datuar në 73,000 vjet të vjetra./arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...