Pheniani i zymtë është ktheyr në një festë vallëzimi në prag të Krishtlindjeve për të shënuar 100 vjetorin e lindjes së gjyshes së Kim Jong-un.
Kryeqyteti i Koresë Veriore i “ngrirë” nga temperaturat e ulëta, nuk ka ndaluar mijëra njerëz që të rreshtohen për të vallëzuar para Monumentit të Partisë, shkruan “DM”, transmeton portali arbresh.info
Kim Jung-suk, e cila ishte bashkëshortja e parë e Kim II-sung dhe nëna e Kim Jong-il, ishte një aktiviste koreane e pavarur dhe politikne komuniste gjatë viteve 1930-40.
Kontradiktat dhe misteret e rrethojnë vdekjen e saj 22 shtator 1949, me disa raporte që sugjerojnë se ajo vdiq në moshën 31 vjeç derisa lindte një foshnje të vdekur, ndërsa të tjerët kanë deklaruar se ajo ishte qëlluar dhe u la të rrjedhte gjak.
Në Korenë Veriore ajo njihet si “Heroina e Revolucionit anti-japonez” dhe portrei i saj është nxitur rregullisht në propagandën e vendit.
Në festën e ditëlindjes së saj, koreano veriorët kanë vallëzuar për nder të emrin të saj./arbresh.info/
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën