Google ADS

Pheniani: Aleanca mes SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë “variant aziatik i NATO-s”

20:17 | 30 Qershor 2024
E.G

Koreja e Veriut kritikoi stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Koresë së Jugut, Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë këtë muaj, duke deklaruar se stërvitje të tilla tregojnë se këto vende po krijojnë një “veriant aziatik të NATO-s”, siç njoftoi media shtetërore koreanoveriore.

Të enjten, tre vendet nisën stërvitjet e përbashkëta ushtarake, nën emrin “Freedom Edge”, ku u përfshi edhe aeroplanmbajtësja amerikane Theodore Roosevelt.

Udhëheqësit e tre vendeve ranë dakord në një takim të nivelit të lartë vitin e kaluar për të forcuar bashkëpunimin ushtarak mes tensioneve në Gadishullin Korean të nxitura nga kërcënimet bërthamore të Phenianit.

Koreja e Veriut nuk do të injorojë forcimin e bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatët e tij dhe do të mbrojë paqen rajonale duke u përgjigjur në mënyrë agresive dhe të gjerë, tha në deklaratë Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.

Pheniani tha gjithashtu se Uashingtoni po vazhdonte përpjekjet për të lidhur Korenë e Jugut dhe Japoninë me NATO-n duke shtuar se përpjekjet e Seulit për të furnizuar me armë Ukrainën janë një shembull për këtë.

Koreja e Jugut tha se stërvitja u krye në përgjigje të programit bërthamor dhe me raketa nga Pheniani.

Koreja e Jugut tha se do shqyrtonte përsëri mundësinë për ta furnizuar direkt me armë Ukrainën në shenjë proteste ndaj një marrëveshjeje që u firmos nga presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Seuli dhe Uashingtoni kanë akuzuar Korenë e Veriut se ka furnizuar Rusinë më armë që po përdoren për luftën në Ukrainë. Si Moska ashtu dhe Pheniani e kanë mohuar një gjë të tillë./voa/

Të ngjashme