Google ADS

Pfizer planifikon të rrisë në mënyrë drastike çmimet e vaksinave në SHBA

08:41 | 22 Tetor 2022
K.B

Kompania Pfizer planifikon të rrisë ndjeshëm çmimet për vaksinat e saj në tregun amerikan, raporton Reuters.

Prodhuesi i barnave, i cili zhvilloi dhe tregton vaksinën me Biontek të Gjermanisë, tha të enjten se kur SHBA të hyjë në treg vitin e ardhshëm, do të rriste çmimin e vaksinës për dozë në 110 deri në 130 dollarë.

Analisti i Wells Fargo, Mohit Bansal tha se diapazoni i ri i çmimeve mund të sjellë rreth 2.5 miliardë deri në 3 miliardë dollarë të ardhura vjetore për korporatën farmaceutike amerikane kur bëhet fjalë për shitjet e vaksinave.

Pfizer njoftoi gjithashtu se jashtë SHBA-së tashmë ka marrëveshje për çmimet e reja për vitin e ardhshëm me qeveritë në shumë tregje të zhvilluara./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme