Pfizer ka filluar fushatën “Vacina In Game” në Brazil, në tentim që të arrijnë të bindin të rinjtë që të vaksinohen.
Kampanja ka krijuar misionin në videolojën Cidade Alta, në serverin më të madh GTA V RP në Amerikanë Latine, transmeton Telegrafi.
Lojtarët në këtë mision është dashur të arrijnë deri te qendra e vaksinimit, e pas vaksinimit personazhi në videolojë do të fitonte një logo në dorë – që në princip është certifikata për vaksinim.
Përndryshe, në këso serverë jozyrtarë për versionin PC të lojës GTA Online, lojtarët kanë kontrollin mbi rregullat e lojës dhe mund të luajnë role që nuk janë të qasshme në serverët zyrtar Rockstar.
Cidade Alta, për shembull, i mundëson përdoruesve të imitojnë elementet e jetës reale. E Pfizer në këtë fushatë ka përfshirë një numër të madh të “streamerve” brazilianë.
Kjo lëvizje është pjesë e programit “Vacina, Tomar para Retomar”, ku personat që kanë luajtur dhe që janë vaksinuar në jetën reale – kanë pasur mbrojtje shtesë në lojë./telegrafi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...