Paneli i qeverisë amerikane ka rekomanduar që vaksina Pfizer/BioNTech t’u jepet fëmijëve të moshës pesë deri në 11 vjeç.
Ekspertët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) e mbështetën masën të martën, duke i hapur rrugën autorizimit emergjent brenda disa javësh, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Në shtator, kompania tha se të dhënat e saj të provës treguan se jab Covid ishte i sigurt për fëmijët në këtë grup moshë.
Shtetet e Bashkuara tashmë po japin vaksinën për ata të moshës 12 vjeç e lart.
Nëse miratohet rekomandimi i fundit atëherë rreth 28 milionë fëmijë amerikanë kanë të drejt vaksinimi.
Vendimi tani pret miratimin e mëtejshëm nga FDA dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Ata pritet ta bëjnë këtë më 2 nëntor, që do të thotë se vaksinimet mund të fillojnë të nesërmen. /arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...