Google ADS

Pezullohet parlamenti si masë kundër koronavirusit

07:09 | 14 Mars 2020
A. B.

Në një shfaqje të rrallë uniteti, Dhoma e Komuneve e Kanadasë la mënjanë grindjet dhe votoi sot njëzëri që të pezullojë seancat e saj deri më 20 prill, në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

“Është e rëndësishme të përmendim se këtë e bëmë së bashku dhe se është gjëja e duhur për t’u bërë”, deklaroi kreu i Dhomës, Pablo Rodrigues, në një konferencë të përbashkët shtypi me liderët e partive opozitare.

Votimi në Dhomën e Komuneve erdhi disa orë pasi kryeministri i vendit, Justin Trudeau, njoftoi se po vetëkarantinohej pasi gruaja e tij, Sophie Gregoire Trudeau, rezultoi pozitive me COVID-19, pas një udhëtimi në Londër./ATSH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme